Top Channel/ Tronditet Gjermania! I akuzuar për eliminimin e 15 pacientëve, nis gjyqi për mjekun
14/07/2025 23:16

Një proces gjyqësor i përmasave të rralla ka nisur në Berlin, ku një mjek 40-vjeçar akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve në kujdesin e tij, përmes një koktej vdekjeprurës medikamentesh dhe djegien e banesave të tyre, me qëllim fshehjen e krimeve. Prokuroria gjermane e ka akuzuar të dyshuarin, për 15 vepra penale të vrasjes me paramendim dhe motive të ulëta, dhe po kërkon dënimin maksimal të parashikuar nga ligji gjerman – burgim të përjetshëm, që zakonisht nënkupton 15 vjet heqje lirie. Megjithatë, prokurorët synojnë të bindin gjykatën se rasti përmban rrethana “veçanërisht të rënda faji”, që do të mundësonte ndalimin e përhershëm të lirimit të tij dhe ndalim të përjetshëm të ushtrimit të profesionit të mjekut. Në seancën e parë të së hënës, prokurori tha se mjeku kishte organizuar vizitat në shtëpitë e pacientëve me qëllim për t’i vrarë “pa dijeninë apo pëlqimin e tyre”, duke përdorur një përzierje vdekjeprurëse ilaçesh që shkaktonin vdekjen. Autori i dyshuar punonte për një shërbim mjekësor, që ofronte kujdes në shtëpi për pacientë në faza të fundit të sëmundjes. Viktimat e tij, 12 gra dhe 3 burra, ishin nga mosha 25 deri në 94 vjeç, dhe humbën jetën midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024. Edhe pse ishin rëndë të sëmurë, asnjëri prej tyre nuk pritej të vdiste në atë moment. Hetimet nisën pasi një kolege e dyshuar raportoi se të paktën pesë nga pacientët e tij kishin ndërruar jetë në rrethana të dyshimta, përfshirë edhe në zjarre në banesat e tyre. Prokuroria ka konfirmuar se po shqyrton edhe rreth 70 raste të tjera, që mund të jenë të lidhura me mjekun, përfshirë vdekjen e vjehrrës së tij në Poloni, e cila vuante nga kanceri dhe vdiq në fillim të vitit 2024. I akuzuari ka refuzuar të flasë përpara trupit gjykues dhe nuk ka pranuar t’i nënshtrohet një vlerësimi psikologjik. Motivet e tij të mundshme mbeten të paqarta.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58