Top Channel/ Tronditen tregjet, raporti për rritjen e papunësisë dhe AI, 2 faktorë që sollën goditje
05/08/2024 19:39

Bota është zgjuar me frikën e një recesioni në ekonominë më të madhe të botë, një ndjesi që nuk ishte përsëritur që nga kriza globale e 2008-tës. Dy ishin faktorët kryesorë për tronditjen e bursave globale, raporti i përmuajshëm i punësimit në SHBA që tregoi se niveli i papunësisë ishte rritur dhe raportimet financiare të gjigandëve teknologjikë si Apple, Meta, Nvidia dhe Alphabet, ku investitorët panë të qartë se i gjithë entuziazmi për integrimin e inteligjencës artificiale në produktet e tyre nuk kishte sjellë të ardhurat e pritura. Kështu valët e goditjes së bursave nisën nga bursa e varur prej teknologjisë NASDAQ, për të vazhduar me bursën financiare të Wall Street dhe duke goditur më pas tregjet aziatike, kryesisht Japoninë, e cila pësoi edhe një forcim të monedhës kombëtare Yen kundrejt Dollarit. Në bursat evropiane efektet e goditjes janë ndjerë më pak sipas BBC, por frikërat mbeten të mëdha. Ngadalësimi i ekonomisë amerikanë do të thotë një kërkesë më të dobët globale, marrë parasysh faktin se 1 nga 7 euro të shpenzuara në tregtinë globale bëhen pikërisht nga SHBA-ja. Ekspertët shprehen se fajtori kryesor për rënien e bursave mbetet Banka Qendrore e Amerikës, e cila duket se nuk i ka bërë mirë llogaritë duke i mbajtur normat e interesit të larta. Arsyeja është për të luftuar inflacionin, por tani ekonomia është goditur më shumë seç duhet dhe recesioni sipas analistëve nuk është i largët. Gjiganti i teknologjisë Intel njoftoi 15 mijë largime nga kompania pak ditë më parë, ndërsa Nvdidia që u bë në një periudhë dy vjeçare kompania me vlerën më të lartë të tregut, shtyu prezantimin e çipave të saj të rinj. Tani investitorët të zhgënjyer dhe në panik, po shesin masivisht aksionet në kompanitë e mëdha teknologjike, që nisi pasi investitori më i famshëm amerikan Warren Buffett njoftoi dy ditë më parë se kishte shitur gjysmën e vlerës së aksioneve që mbante tek Apple. Më të goditurit nga kjo janë tregjet aziatike pa përjashtim, që kishin vënë baste të mëdha mbi kompanitë teknologjike amerikane, ndërsa në Japoni bursa kryesore pësoi rënie me 12%, më e madhja që prej 2008-tës.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58