Përballja e gjatë gjyqësore në Hagë e katër ish-krerëve të UÇK-së tashmë është e shkruar edhe në libër. “Kur heshtja flet”, i akademikut dhe diplomatit Ahmet Shala, u promovua të hënën në Prishtinë, ndërsa në Hagë vijon faza përfundimtare e gjyqit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.