Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka vendosur të tërhiqet nga posti i saj, të cilin e bën prej tre vitesh. Nga foltorja Kuvendit, ku ajo mori fjalën pas më shumë se 10 orësh seancë plenare, Nikolla zbuloi edhe arsyen. Nikolla tha se vendimi është për arsye shëndetësore, të cilat e bëjnë të pamundur ushtrimin e detyrës nga ajo.