Pas një ngërçi të gjatë, mosmarrëveshjet në Kongresin amerikan u kapërcyen për t`i dhënë dritën jeshile një pakete prej 1 trilion dollarësh mbi infrastrukturën, duke e dërguar ligjin për nënshkrim tek presidenti Joe Biden. Votimi 228 me 206 që u krye të premten vonë, është një triumf thelbësor për demokratët e presidentit Biden, të cilët janë grindur për muaj të tërë mbi faturat ambicioze të shpenzimeve që përbëjnë pjesën më të madhe të agjendës së tij të brendshme.