Top Channel/Triumfi ndaj “Mbretërve”, Muriqi për Digitalb:Golin kundër Realit ua kushtoj shqiptarëve
05/04/2026 20:37

Mbrëmë La Liga u gjunjëzua para ‘Piratit’ shqiptar! Në një natë që dukej se do t’i takonte yjeve të Real Madridit, Vedat Muriqi vendosi të shkruante vetë historinë. Në minutën e 90-të, atëherë kur presioni peshon më shumë, sulmuesi ynë dërgoi topin në rrjetë duke i shkaktuar ‘Galaktikëve’ një disfatë të dhimbshme. Por ky nuk ishte thjesht një gol trepikësh. Për Muriqin, ky realizim ishte një klithmë çlirimi. Vetëm pak ditë pas atij makthi ndaj Turqisë, ku ëndrra e Kosovës për finalen e Botërorit u ndal në mënyrë dramatike, Vedati tregon forcën e karakterit që e karakterizon. Me 19 gola në këtë sezon, ai renditet menjëherë pas Kylian Mbappé, duke u konfirmuar si një nga ‘shpresat’ më të mëdha të kampionatit spanjoll. Në një intervistë ekskluzive për DigitAlb dhe Procesin Sportiv dhënë për moderatoren Franceska Rustem menjëherë pas ndeshjes, ja si u shpreh heroi i mbrëmjes. Edhe pse i lodhur nga udhëtimet e gjata dhe i ngarkuar emocionalisht nga zhvillimet e fundit me përfaqësuesen, Muriqi nuk e fshehu dot gëzimin, por as përulësinë. Për të, ky gol kishte një adresë të qartë: “Çdo shqiptar që ndjeu dhimbjen e eliminimit të dy kombëtareve tona”, tha Vedat Muriqi, futbollist i Mallorca-s. Dedikimi i golit për? “Për Kosovën, për shtetin tim. Për Shqipërinë, për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës që na përkrahën. Më vjen keq që nuk mundëm të kualifikohemi si Kosova ashtu edhe Shqipëria, por shpresoj ndonjë herë tjetër”. Sulmuesi u ndal edhe te presioni i madh mediatik dhe debatet që pasuan humbjen ndaj Turqisë, duke kërkuar që tashmë kjo faqe të mbyllet përfundimisht. “Vij nga udhëtimi, isha pak i lodhur. Kisha javë shumë emocionale. Pata telashe pas finales me Turqinë siç e keni parë në media, nuk dua të flas më shumë, dua ta mbyll këtë temë. Më duket se kisha pas nevojë për këtë gol, morëm tre pikë dhe jam shumë i lumtur”. Dhe shifrat flasin vetë. Me këtë gol ndaj Realit, Muriqi ngjitet në kuotën e 19 realizimeve, duke mbajtur vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë të La Ligës, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror dhe duke ndjekur vetëm Mbappé që kryeson me 24. Një përgjigje prej kampioni në fushën e lojës!

Top Channel/Triumfi ndaj “Mbretërve”, Muriqi për Digitalb:Golin kundër Realit ua kushtoj shqiptarëve
05/04 20:37
Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14