Ngjarja e pak ditëve më parë ku në Vaun e Dejës, kreu i Rithemelimit Benard Ndreca i shpëtoi fatmirësisht një atentati me tritol në automjetin e tij, është dënuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Në njoftimin e shpërndarë në vigjilje të fushatës zgjedhore zyrtare, KShH dënon ashpër aktin kriminal me rrezikshmëri të theksuar shoqërore ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca, nëpërmjet vendosjes në makinën e tij, të një sasie eksplozivi që shpërtheu, por që fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.