Një sasi eksplozivi e dyshuar si tritol ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani" në orët e para të mëngjesit, në automjetin e parkuar të 37 vjecarit Alban Bushati, i cili është pronari i një dyqani ku tregton fruta-perime. Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e parë të automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht nga shpërthimi.