Një tritol është vendosur në një dyqan eventesh në Sarandë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të dyqanit, i cili është në pronësi të Ilia Thanasi. Ende nuk është bërë e mundur identifikimi i autorëve, ndërsa sipas policisë grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.