Një sasi lënde plasëse shpërtheu në cepin e katit të parë të një pallati në lagjen Gafurr Muço të qytetit të Lushnjes. Ngjarja ka ndodhi rreth orës 01.00, ndërsa shpërthimi i fuqishëm u dëgjua në të gjithë qytetin. Nga shpërthimi ështe dëmtuar veshja prej polisteroli e pallatit parafabrikat, shkëputur tubi i ujërave kulllues të shiut dhe janë thyer xhamat e dritares se katit të dyte te baneses sipër.