Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave kontratën koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Triportit të Vlorës. Miratimi erdhi pas shpalljes së fituesit të koncesionit vitin e kaluar, një konsorcium prej 5 operatorësh dhe kontrata parashikohet të ketë një kohëzgjatje prej 10 vitesh me një vlerë investimi prej 40 milionë euro. Ky port aktualisht është vetëm për peshkim. Por, me transformimin e tij në të ardhmen pritet të shërbejë si një port i integruar për shërbimin e përpunimit të mallrave dhe transportin e pasagjerëve e automjeteve, bazuar në kalatat e reja që do të ndërtohen në të.