Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja e biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj mesditën e djeshme në Shëngjin, ndërkohë kjo ngjarje mbetet ende mister për blutë e Lezhës. Janë 3 pista ku po heton policia ajo e përfshirjes në politikë, hakmarrja dhe konfliktet për shkak të bizneseve të cilat Nikulaj i kishte në pronësi në në Shëngjin. E vetmja shpresë për grupin hetimor mbeten pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar edhe më qartë destinacionin drejt të cilit ishte larguar.