Top Channel/ Tri motrat gjenden pa jetë! Zbulohet shkaku, gjurmë gjaku në makinën e babait të tyre
04/06/2025 23:41

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Washington, ku tre motra janë gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se janë vrarë nga i ati. Shkaqet zyrtare të vdekjes së tri motrave të vogla që u gjetën të vdekura pasi u zhdukën ndërsa vizitonin babanë e tyre thuhet se janë zbuluar. Paityn Decker, 9 vjeç, Evelyn Decker, 8 vjeç, dhe Olivia Decker, 5 vjeç, të cilat u panë për herë të fundit më 30 maj dhe u gjetën të vdekura të hënën, më 2 qershor, ka shumë të ngjarë të kenë vdekur nga asfiksia, sipas një raporti paraprak të paraqitur në Gjykatën e Lartë të Qarkut Chelan, raportojnw mediat vendase. Ky përditësim vjen ndërsa autoritetet vazhdojnë kërkimin për babain e vajzave, 32-vjeçarin Travis Decker, sipas People. Departamenti i Policisë së Wenatchee konfirmoi se vajzat u gjetën të vdekura të hënën, më 2 qershor, pasi hetuesit gjetën kamionçinën e bardhë të vitit 2017, pranë zonës ku ndodhi ngjarja, megjithëse vetë Decker nuk mundi të gjendej. Policia nuk i dha shkaqet e vdekjes së vajzave ose vendndodhjen e saktë ku u gjetën trupat e tyre në atë kohë. Decker është akuzuar rishtazi për tre akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për rrëmbim, sipas policisë. Ai tashmë po përballet me akuza për ndërhyrje në paraburgim. “Nuk dihet nëse Decker është aktualisht i armatosur, por ai mund të përbëjë një rrezik të konsiderueshëm, nëse i afrohen”, tha policia, duke shtuar se babai ka përvojë të mëparshme ushtarake. Automjeti i Decker u gjet “me dy gjurmë duarsh të përgjakura” afër vendit ku ndodheshin trupat e vajzave. Brenda thuhet se u gjetën sende të ndryshme personale, duke përfshirë batanije, ushqim, sedilje makinash dhe një portofol. Një tendë dhe një frigorifer u gjetën gjithashtu “në një distancë të shkurtër larg”, duke treguar shenja të aktivitetit të kohëve të fundit në kamp, sipas mediave amerikane.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58