Treni i linjës Shkodër-Laç ka përplasur një grua të moshuar pranë fshatit Zejmen të Lezhës. E plagosura, Dila Prendi është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Treni ishte me besimtarë të cilët ishin nga Kisha e Laçit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për hetimin e rrethanave të aksidentit.