Plani europian është marrëveshja më e mirë ne dispozicion për Kosovën, deklaroi Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, duke nënkuptuar kështu se mund të mos ketë një rast tjetër si ky. Zyrtari I lartë amerikan sqaroi se gjasat për njohje reciproke tani "nuk janë shumë të mëdha", për shkak të qëndrimit të Serbisë, por plani i BE-së nënvizoi ai është i përkohshëm.