Ngjarja tragjike e ditës së djeshme në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, ka tronditur mbarë vendin. Në shenjë sensibilizimi qytetarët e Shëngjinit, të shoqëruar nga pushuesit e plazhit, kanë kryer homazhe nga katedralja e qytetit deri në breg të detit ku kanë ndezur qirinj dhe kanë hedhur lule në det.