Familjarët e Liridona Ademajt kanë hapur dyert e mortit në fshatin Rracaj të Gjakovës, ndërsa 30-vjeçarja e vrarë më 29 nëntor në Prishtinë u rivarros në vendlindje. Ajo u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, me kërkesë të familjes. Qindra qytetarë tashmë kanë shkuar për të ngushëlluar familjen Ademaj.