Mbi 200 tregtarë të vegjël në tregun e Zdrales në Shkodër, rrezikojnë të mbeten pa punë, pasi atyre u ka ardhur shkresa për lirimin e tregut brenda dy muajsh sepse aty do të ndërtohet një kompleks i ri. Shkresa ka ardhur në emër të komunitetit mysliman, që është edhe pronare i tokës. Fillimisht tregtarët shkuan në bashki për të kërkuar një zgjidhje.