Në trevjetorin e qeverisjes së tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lavdëroi vetën dhe kabinetin për punën e kryer në këtë periudhë. Duke e cilësuar qeverisjen e tij si ndryshimin më të madh demokratik që nga paslufta, kreu i qeverisë tha se për këto tre vjet Kosova ka avancuar në shumë aspekte, mes tyre edhe në politikë të jashtme. Avancuam politikën e jashtme, liberalizimi i vizave u jetësua sivjet. E realizuam ndonëse nuk e kishim premtuar.