Libani shënon tre vite nga shpërthimi katastrofik, më i madhi jo-bërthamor i ndodhur ndonjëherë që tronditi Bejrutin, ndërsa ende nuk ka asnjë përgjegjës për ngjarjen. Më 4 gusht të vitit 2020, shpërthimi masiv në portin e Bejrutit shkatërroi një pjesë të kryeqytetit libanez, duke vrarë më shumë se 220 njerëz dhe duke plagosur të paktën 6,500 të tjerë.