Vdekja e tre të rinjve si pasojë e garave ilegale në Prizren ka nxitur institucionet të ashpërsojnë masat në trafik. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka njoftuar për hetimet e përgjegjësisë menaxheriale dhe lëvizjen e dy komandantëve të policisë.