Tre të rinj shqiptarë që ishin nisur për në Gjermani janë dhunuar brutalisht sapo kanë zbritur nga trageti në Kotorr, të Malit të Zi. Lajmi u denoncua përmes rrjeteve sociale nga familjarët e tyre, të cilët pretendojnë se ata u dhunuan nga 6-7 persona të veshur me veshje ushtarake. Në një interesim mbi këtë çështje, Policia e Shtetit thekson se të dhunuarit janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci.