Top Channel/ “Tre stadiume me PPP”, Rama zbulon projektet për sportin
16/04/2025 19:45

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezantoi vizionin për sportin në “Shqipëri 2030”, duke treguar përpara mbështetësve të tij investimet strategjike në këtë sektor, mbështetjen për sportin si dhe nxitjen e një kulture të re sportive në vend. “Dua ta filloj duke thënë që jo vetëm kjo pamje, por e gjithë panorama e sportit është ndryshe. Ne kemi sot afro 400 palestra në Shqipëri. Sot janë 12 mijë fëmijë që janë të angazhuar në lëvizjet sportive nëpër shkolla, që janë baza për ekipet zinxhir. Por më shumë se kaq, janë baza për një kulturë të re sportive, duke filluar nga shkolla ne duhet ta rrisim këtë numër, të rrisim numrin e disiplinave sportive. Duhet që në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Shqiptare, që ka qenë kyç në të gjithë këtë transformim, të kuptojmë se si mund të ndërtohen nuklet për mundjen, peshëngritjen, apo disiplinat e tjera deri te shahu. Duhet të rrisim numrin e trajnerëve dhe të përmirësojmë metodologjinë. Unë jam i bindur që gjithë kjo bazë do të na japin kënaqësi, kur këta fëmijë të arrijnë në nivelin kompetitiv. Natyrisht që unë, mbase jam nostalgjik, unë nuk pres të rilindë Gaz Çaçi, se kjo do jetë pak e vështirë, por Pjerin Bushati patjetër që do të rilindë. Nuk e dimë se kush do e pasojë Pjerinin, por si ai do kemi. Infrastruktura ka shumë nevojë.. ne kemi çuar projektet për tre stadiumet e reja, Vlora, Korça dhe Durrësi. Të trija do të zhvillohen si stadiumi Kombëtar. Ndërkohë, kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit, që duhet të transformohet në një pallat sporti që të mirëpresë finale të nivelit të lartë ndërkombëtar. Në fund fare, se s’dua t’ju lodh shumë, besoj se nuk mund të rrimë në vendnumëro vetëm me një pistë atletike, por duhet të gjejmë rrugë alternative, në bashkëpunim me Federatën e Atletikës, sepse është mbretëresha e sporteve, atletika është kyç. Shpresoj të gjejmë një mënyrë që përmes Komitetit Olimpik ta mbështesim atletikën, që dhe ajo të hyjë në disiplinën në shkolla”, tha Rama ndër të tjerat.

Top Channel/ 100 mln për sipërmarrjet, miratohet fondi, pritet subvencion edhe për transportin
01/04 19:39
Top Channel/ E zbulon Rama: Rregulla të reja për naftën, çmimi do vendoset nga kompania publike
01/04 19:38
Top News – Rama: Do hyjmë në tregun e naftës. ‘Kompani publike për të mbrojtur konsumatorët’
01/04 18:54
Top Channel/ “Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama:Futemi në treg për garanci për qytetarët
01/04 16:55
Top Channel/ ‘Të kemi pavarësi energjetike’,Rama:Me energjinë e erës dhe atë diellore kompletojmë..
01/04 16:54
Top Channel/ ‘Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët’, Rama: Nuk mund të mbeten…
01/04 16:45
Top Channel/’Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit’, Rama:Do formalizojmë tregun…
01/04 16:45
Top Channel/Reforma në Drejtësi, Rama:Ne ja dolëm ta bëjmë me gjithë konfliktet, krenar për…
01/04 16:44
Top News – Çmimet e larta në Shqipëri. Berisha-Shkak oligopolet në treg! Do t’u shpallim luftë
01/04 16:41
Top News- Berisha takon përfaqësuesit e KiE: I informova se Parlamenti fsheh ftesat për opozitën
31/03 20:58
Top News- Rama flet për përplasjen me Spiropalin, reagimi i parë pas mbledhjes së grupit
31/03 20:57
Top Channel/ PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, palët “përplasen” për numrin e deputetëve
31/03 19:47
Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03 19:34
Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15