Policia e Malësisë së Madhe ka zbuluar tre ambiente të përshtatura për kultivim dhe tharje të bimëve narkotike të llojit kanabis, mes tyre dy banesa dhe një stallë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët”. Nga kontrollet e zhvilluara në fshatin Hot, u konstatua se ambientet ishin pajisur me llamba elektrike, aspiratorë, panele neoni dhe inverterë, që përdoreshin për rritjen artificiale të bimëve narkotike.