Top Channel/ Tre shpërthime në Veri, edhe rrjeti i shpërndarjes së ujit Zubin Potok
29/11/2024 22:51

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Varagë të Zubin Potokut dhe është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit. Ky ishte incidenti i tretë gjatë dy ditëve të fundit. Lajmi u konfirmua nga autoritetet e policisë për rajonin e veriut. Mësohet se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar dhe një pjesë e banorëve kanë mbetur pa furnizim. Gjatë dy 48 orëve të fundit në Veri pati disa incidente të tjera. Në Zveçan u gjuajtën bomba në stacionin policor dhe në oborrin e komunës. Për këtë, Policia të premten njoftoi se ka rritur masat e sigurisë në të gjithë vendin. Ndërtesa e Komunës së Zveçanit u sulmua me një mjet shpërthyes, që besohet të jetë granatë dore, e pohuar kjo nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani. Shpërthimi ndodhi pak para mesnatës të së enjtes. Granata besohet të ketë qenë e llojit M-75. Ky ishte sulmi i dytë brenda ndaj institucioneve në këtë komunë me shumicë serbe, pas sulmit po me granata dore ndaj një stacioni policor. Nga shpërthimi, veç ndërtesës së komunës, dëme kanë pësuar edhe katër automjete të parkuara aty pranë, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Komuna e Zveçanit drejtohet nga një kryetar shqiptar që prej vitit të kaluar pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe i bojkotuan zgjedhjet komunale në prill të atij viti. Kryetari i komunës së Zvecanit, Ilir Peci e dënoi ashpër këtë akt të papranueshëm dhune. Vitet e fundit janë regjistruar disa episode të ngjashme në veri të Kosovës.

Top Channel/ PD 3 orë protestë me molotovë, Berisha lëndohet me spray, çfarë s’u pa gjatë tensioneve
22/03 23:57
Top Channel/ Të lënduarit e protestës. Berisha e Lamallari i vizitojnë ne spital
22/03 23:55
Top Channel/ Momenti kur Berisha lëndohet në protestë
22/03 23:35
Top Channel/ Protestues të lënduar në protestë, Berisha nga spitali: Demonstruesin nga Berati e…
22/03 23:26
Top Channel/ Opozita hedh molotovë në çdo cep të Tiranës, nuk mungojnë…! Përplasje edhe me policinë
22/03 23:25
Top Channel/ Berisha flet pas gazit lot sjellës në sy: Unë po kaloja rrugën për të…
22/03 23:13
Top Channel/ Protesta e PD-së, Berisha mesazh policave: Mos mbroni në asnjë mënyrë Ramën…
22/03 23:12
Top Channel/ Protestë me molotovë e gaz. Sulmohen institucionet. Policia mbron PS-në
22/03 23:11
Top Channel/ Protesta e PD-së! Përplasje të ashpra në rrugët e Tiranës, molotovët shpërthejnë kudo
22/03 23:07
Top Channel/ Gaz lotsjellës drejt Berishës, momenti kur ndjehet keq, truprojat e mbajnë tek krahët
22/03 23:07
Top News – Aksident fatal në Vlorë, humbin jetën dy shoferët nga përplasja e automjeteve
22/03 22:47
Top News – Protesta ‘guerrile’ e opozitës. Pa fjalime, por me molotovë e fishekzjarre
22/03 22:29
Top Channel/ Deputetët demokratë i “turren” policisë, shtytje dhe përplasje fizike mes tyre
22/03 22:28
Top Channel/ Tensione në protestë, momenti kur demokrati Xhelal Mziu goditet me shkop gome
22/03 22:28
Top Channel/ Habit i në protestë, shfaqet me bluzën e grisur, mbi trup të kishte shkruar…
22/03 22:26
Top Channel/ Policia kordon përpara Kryeministrisë, Garda vëzhgon nga tarraca e godinës
22/03 22:26
Top Channel/ Kryeministria “tabelë qitjeje” për protestuesit, breshëri molotovësh dhe fishekzjarrësh
22/03 22:25
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotovë më institucionet shtetërore, nuk kursejnë as selinë e PS
22/03 22:24
Top Channel/ Berisha flet pas protestës: I dhamë goditje diktaturës, protesta e radhës…
22/03 22:12
Top Channel/ Aksident i rëndë në Vlorë, humbin jetën dy drejtues mjetesh
22/03 22:11
DIGITALB DIGITALB