Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një pronar lokali është dhunuar nga tre persona të paidentifikuar. Sipas informacioneve paraprake, pronari i një lokali është goditur fizikisht nga tre persona, duke pësuar dëmtime dhe duke përfunduar në spital për ndihmë mjekësore. Siç raporton gazetari i Top Channel Mikel Marsi, ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, çka ka shkaktuar panik dhe reagim të menjëhershëm. Kanë qenë familjarët dhe qytetarët e pranishëm ata që kanë njoftuar policinë.