Para se legjislatura e re te trokasë Sali Berisha duhet të zgjidhë ekuacionin me aleatët historik të cilëve iu siguroi një ulëse të sigurtë në Kuvend, por që presin që kryedemokrati ti ndihmojë edhe më krijimin e një grupi kuvendor. Pak ditë pasi në Top Channel numri dy i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi konfirmoi krijimin e grupit parlamentar te Metës, kryerepublikani Fatmir Mediu deklaron se janë në bisedime me Partinë Demokratike për të krijuar edhe grupe te tjera opozitare.