Një 49-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga policia që e akuzon për të paktën tre grabitje. Blutë e Kavajës thanë se brenda ditës së djeshme Xhevahir Xhevogli grabiti tre biznese në lagjen nr. 2 të këtij qyteti, ndërsa grabitja e katërt i mbeti në tentativë, pasi u kap nga policia.