Familjarët e 17-vjeçarit me origjinë nga Algjeria që u vra nga policia franceze u kanë bërë thirrje protestuesve që të ndalin trazirat. Gjyshja e viktimës në një intervistë të dhënë për mediat franceze u shpreh besimplotë se organet e drejtësisë do t’i ndëshkojnë dy efektivët që u përfshinë në vrasjen e nipit të saj. Ajo tha se rebelët po e përdorin vdekjen e Nahelit si një justifikim me qëllim që të përshkallëzojnë protestat.