Spitali Universitar i Traumës, i vetmi i këtij lloji në vend po punon me kapacitete të reduktuara prej 1 Dhjetorit të vitit 2025 kur edhe nisi zbatimi i një projekti rikonstruksioni. Si pasojë, blloku operator Qëndror është mbyllur, duke lënë në funksion vetëm sallat e urgjencës. Kjo ka sjellë një situatë kaotike duke tejzgjatur ndërhyrjet kirurgjikale për pacientët që arrijnë deri në mijëra në listë pritje.