Është rënduar situata nga reshjet intensive të dëborës në Bulqizë dhe Mat. Reshjet e dendura të shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura të ulëta ka bllokuar rrugët rurale të njësive të bashkisë Bulqizë, Mat dhe Klos duke lenë të izoluar shumë fshatra pasi trashësia e dëborës ka shkuar nga 35 deri në 45 centimetra.