Një qendër e re kulturore, në një infrastrukturë tërësisht moderne, do t’i shtohet kryeqytetit, si ekspozuese dhe promovuese e vlerave të traditës dhe artit shqiptar. Godina e ish-Komandës së Gardës së Republikës, do të transformohet në qendrën “Trashëgimia për të gjithë – Garda”, falë bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës me Qendrën Shqiptare të Trashëgimisë.