Dy persona ranë në prangat e policisë në Korçë, pasi po transportonin kundrejt fitimit 4 emigrantë të paligjshëm. Dy prej emigrantëve janë banues në Prishtinë, Kosovë, kurse dy të tjerët në Obeliq dhe Prizren. Policia sekuestroi gjithashtu tre automjete, 4 aparate celulare, një shumë parash, një sasi kanabisi dhe dokumentet e identifikimit të emigrantëve.