Një 38-vjeçar në Korçë është vënë në pranga, pasi transportonte në mënyrë të paligjshme katër emigrantë përkundrejt pagesës. Në kuadër të operacionit policor “Midnight 26”, u zbulua se autori me iniciale D. G., banues në fshatin Vishocicë të Devollit, e drejtonte mjetin pa patentë. Policia ka sekuestruar automjetin, 3 celularë dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet me vete të arrestuarit.