Dy persona, përkatësisht 31 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia, pasi transportonin gjashtë emigrantë të paligjshëm përkundrejt fitimit në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Gjatë operacionit të koduar “Road Guard 31” u sekuestruan dy automjete dhe dy aparate celulare. Të rinjtë me iniciale E. Ç. (31 vjeçari) banues në Tiranë dhe F. T. (34 vjeçari) banues në Kurbin u arrestuan në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Hormovë”.