Nëntë persona janë arrestuar për transportim të emigrantëve të paligjshëm kundrejt pagesës. Në kuadër të operacionit “Fazat”, i zhvilluar gjatë 6 muajve të fundit, në bashkëpunim me Prokurorinë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Daniel Sina, Rexhina Hyka, Fatmir Kapa, Shani Piro dhe Ledion Koçiu në aksin rrugor Lezhë-Shkodër dhe në Shijak.