Gati një muaj më parë qeveria tha se do të mbështeste sektorin e transportit me 5 milionë dollarë për të mos rritur çmimin e biletave, por ende ka mbetur një deklaratë në letër. Përfaqësuesit e shoqatës së transportit deklarojnë se çdo vonesë në miratimin e vendimit këtë periudhë krize dëmton më tej sektorin, që ende vuan pasojat e pandemisë. “Në momentin që do të vonojë kompensimi ne nuk jemi në gjendje t’ia dalim. Nga 2 autobusë sot, nesër do nxjerrim 1″, tha Dashnor Memaj nga Shoqata e Transportit.