Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shitje droge në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se dy shtetas do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim shitjen, kanë organizuar operacionin policor të koduar “The bag”.