Nga një hapësirë librarie për të rinjtë, me aktivitete kulturore dhe evente publike, pamja e Sheshi Nënë Tereza pritet të ndryshojë sërish. Me vendimin e saj më të fundit, qeveria ka ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për kryerjen e procedurave të prokurimit publik për realizimin e projektit “Ndërtimi i muzeut arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit ‘Nënë Tereza”.