Nënstacioni elektrik i Hoxharës në Fier është transformuar tashmë e janë dyfishuar kapacitetet. Kjo ka sjellë përmirësimin me energji elektrike për 20 mijë banorë. Ministrja Belinda Balluku inspektoi ditën e sotme investimet e realizuara në nënstacionin elektrik të Hoxharës në Fier. “Dyfishimi i kapaciteteve të nënstacionit si dhe ndërhyrjet e tjera të realizuara përmirësojnë furnizimin me energji elektrike për 20 mijë banorë si dhe i përgjigjen zhvillimit ekonomik të zonës”, shkruan Balluku.