Blloku i banimit në hyrje të Tiranës, që njihet ndryshe si “lagjja e Treshit”, po merr formë të re. Kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa inspektoi punimet për rehabilitimin e zonës, theksoi se pas përfundimit të punëve në qendër të kryeqytetit, ka ardhur koha që edhe cepi më fundor i Tiranës të ketë të njëjtat investime.