Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Angli, ku një zjarr i fuqishëm në një banesë i ka marrë jetën një vajze 9-vjeçare dhe babait të saj. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mëngjes, rreth orës 06:00, kur policia u njoftua për flakët që përfshinë shtëpinë.