Një i ri humbi jetën këtë fillim jave në një aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë. Aksident tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit. Shtetasi S. K., 20 vjeç, humbi kontrollin e automjetit që drejtonte, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.