Një punonjës policie ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ardian Xhaja ishte pasagjer ne një nga automjetet që u përfshinë në aksident. Njoftimi i policisë: Më datë 11.06.2021, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren, Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”, si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin tip ” Ford”. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.