Top Channel/ Tragjedia në Novi Sad, aktakuzë ndaj 3 zyrtarëve serbë
04/03/2025 19:29

Prokuroria Themelore në Beograd i ka nisur kërkesë policisë për mbledhjen e informatave të nevojshme në lidhje me incidentin e së martës në Kuvendin e Serbisë, në hapësirat e të cilit u hodhën mjete piroteknike dhe bomba me tym. Nga kjo prokurori është bërë e ditur se kërkesa është bërë me qëllim të përcaktimit të autorëve dhe për të kuptuar nëse ekzistojnë elementë të veprës penale, “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Incidenti në sallën e Kuvendit ka ndodhur pas kundërshtimeve të opozitës për miratimin e rendit të ditës, të prezantuar nga koalicioni qeverisës. Atëherë, deputetët e opozitës janë larguar prej vendeve të tyre dhe kanë aktivizuar mjetet piroteknike. Prokuroria ka bërë të ditur se ka urdhëruar mbledhjen e provave të disponueshme për të identifikuar personat që kanë sjellë dhe përdorur mjetet piroteknike, si dhe për të kuptuar mënyrën se si janë futur në ndërtesën e Kuvendit. Kërkesë edhe bërë edhe për përcaktim të identitetit të personave që, siç thuhet, kanë hedhur objekte të ndryshme dhe kanë lënduar deputetët. Partitë në pushtet e kanë miratuar rendin e ditës me 62 pika, dhe e kanë refuzuar kërkesën e opozitës që të diskutohet vetëm për ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, përmes të cilave plotësohet kërkesa e katërt e studentëve që janë duke protestuar me muaj. Studentët vazhdojnë të bllokojnë mbi 60 fakultete në mbarë vendin, me kërkesën që të përcaktohet përgjegjësia penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad. Fillimisht ata kanë kërkuar publikimin e gjithë dokumentacionit lidhur me rindërtimin e stacionit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin. Ata kanë kërkuar edhe ndëshkimin e personave që kanë sulmuar studentët nëpër protesta, si dhe pezullimin e procedurave ndaj protestuesve të arrestuar. Studentët kërkojnë, gjithashtu, rritje prej 20 për qind të buxhetit për arsimin e lartë. Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar më herët se është arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e të gjitha universiteteve shtetërore për ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, dhe se me këtë do të plotësohet kjo kërkesë e studentëve. Pushteti pretendon se, përveç rritjes së buxhetit, janë përmbushur edhe kërkesat e tjera të studentëve. Studentët, në anën tjetër, zotohen se bllokadat dhe protestat do të vazhdojnë dhe se grupet e ekspertëve do të përcaktojnë nëse kërkesat janë përmbushur apo jo.

Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32