Janë gjetur trupat e tre viktimave që humbën jetën pasditen e sotme në liqenin e Banjës. Polumbarët e RENEA-s si dhe banorë të zonës janë në kërkim të trupit të katërt, megjithëse errësira po vështirëson punën e tyre. Viktimat janë Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar. Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë. Por më pas ata nuk dolën më nga uji. Buzë liqenit policia gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të katër pjesëtareve të familjes Zogu.