Top Channel/ Tragjedia, mijëra në protestë/ Kërkojnë drejtësi për 59 viktimat e zjarrit
17/03/2025 23:26

Në Maqedoninë e Veriut mijëra njerëz protestuan të hënën për të kërkuar drejtësi për 59 personat e vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate të dielën në qytetin Koçan dhe që t’i jepet fund korrupsionit që ata thonë se qëndron pas katastrofës më të rëndë të vendit ndër vite. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti në një klub nate në Koçan rreth orës 3:00 të dielën. Fillimisht mori flakë një copë tavani nga ndezja e fishekzjarrëve dhe shkaktoi këtë katastrofë. Mbi 160 njerëz pësuan lëndime teksa po përpiqeshin të dilnin nga dalja e vetme e lokalit të palicencuar ndërsa flakët ishin përhapur në çati. Incidenti ka tronditur qytetin prej 25,000 banorësh që gjendet 80 km në lindje të kryeqytetit, Shkupit. Njerëzit të cilët i kanë humbur të afërmit e tyre krijuan radhë jashtë spitalit të hënën për të dhënë mostra të ADN-së në rast se të afërmit e tyre nuk mund të identifikoheshin menjëherë. Zyrtarët kanë thënë se licenca e klubit të natës “Pulse” ishte marrë në mënyrë të paligjshme dhe se në lokal mungonin aparatet e zjarrit dhe daljet emergjente. Klubi, të cilin mediat lokale e kanë përshkruar si një ish-depo qilimash, është një ndërtesë me çati të valëzuar prej hekuri. Kishte vetëm një dalje emergjente, e cila ishte e kyçur gjatë koncertit të së dielës. S’kishte asnjë sistem alarmi zjarri apo spërkatës, ka thënë prokurori shtetëror i Maqedonisë së Veriut, Ljupco Kocevski.

Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30