Më 28 mars të vitit 1997, një anije me qindra persona në bord u nis nga Vlora. Ata i iknin pranverës së thyer shqiptare, por përfunduan në fund të detit. 28 vite më pas, familjarët e viktimave të asaj tragjedie i kanë përkujtuar të afërmit e tyre duke vendosur lule pranë varreve. Por një pjesë e tyre nuk mundën ta bëjnë këtë, sepse trupat e viktimave mbetën në fund të detit.