Shtyhet për të disatën herë seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak është bërë një pasaktësi në 109 prokurat e paraqitura nga avokati i familjarëve, Dorjan Matlia. Prokurorët kërkuan kohë për të kryer verifikimet e kësaj prokure.