Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kurbinin këtë mesdite, ku një 16-vjeçar dyshohet se është mbytur në lagunën e Patokut, ndërsa bashkëmoshatari i tij është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital. Policia bën me dije se dy 16-vjeçarët kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin por dyshohet se i ka marrë rrjedhja.